Telegrafi

Haradinaj udhëton për në Vatikan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Vatikanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Po kryeministri ka udhëtuar drejt Vatikanit për vizitë zyrtare”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq Gashi nuk ka dhënë detaje nëse kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takim me Papa Françeskun./Telegrafi/