Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar myslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka uruar që ndër tjerash, ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Postimi i tij:
Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Ju dëshiroj agjërim të lehtë!