Site icon Telegrafi

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë përmes një videoje interesante

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku fton qytetarët që të votojnë për Koalicionin 100% Kosovë.

Në videon e tij të shkurtër, pasqyrohen njerëz të ndryshëm, të fushave dhe profesioneve të ndryshme.

Sipas njoftimnit për media, në disa sekuenca të videos shihet edhe vetë Haradinaj.

Më së shumti në këtë video shfaqen të rinjtë energjikë.

Në njoftim thuhet se Haradinaj dhe partia e tij janë dalluar në këtë fushatë zgjedhore për marketingun e veçantë, me video të shkurtra që janë shfaqur në faqen e Haradinajt dhe faqen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version