Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.
Këto komente kryeministri Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke qenë mysafir në iftarin e shtruar nga minsitri Mahir Zagcilar në Prizren.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.
Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.
Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nepër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.
Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.
Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/