Site icon Telegrafi

Haradinaj: Turqia vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Turqinë me rastin e festës së sovranitetit kombëtar dhe të fëmijëve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Postimi i plotë:

Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve dhe njëkohësisht 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor. Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. Bashkë me urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turq, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për konsolidimin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version