Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë së sotme në Kroaci.
Haradinaj është shprehur i tronditur nga aksidenti i sotëm.
“I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë. Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka falënderuar organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij. /Telegrafi/