Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“I tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur.
Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai në facebook.
Ndërkohë, Qeveria e Afganistanit ka shpallur ditë zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë mbi 100 persona. /Telegrafi/