Site icon Telegrafi

Haradinaj: I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i trishtuar për zjarrin që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës.

Lexo po ashtu Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.

Lexo po ashtu Pamje nga zjarri që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris (Foto/Video)

Ndërsa katedralja Notre Dame është kapluar nga zjarri, sipas shërbimit të zjarrfikësve të Parisit dhe dëshmitarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version