Site icon Telegrafi

Haradinaj i trishtuar nga vrasja e tre personave në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

“Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne”, ka shkruar Haradianj, në Facebook.

Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

Ai më këtë rast ja falënderuar kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sillet para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version