Telegrafi

Haradinaj: I trishtuar nga lajmi për aksidentin tragjik ku humbën jetën tre persona

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është trishtuar nga lajmi për aksidentin tragjik i cili ndodhi sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku humbën jetën tre persona.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhje edhe për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

Postimi i plotë:

I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne.

Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt. /Telegrafi/