Site icon Telegrafi

Haradinaj me tri kërkesa për Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup – Prishtinë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar presidentes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit me disa kërkesa, ku në mesin e kërkesave është edhe miratimi i Ligjit për Donacionit për Ushtrinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“ Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar, 1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë; 2.Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë; 3.Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Haradinaj tutje ka shkruar “thirrni ndërgjegjes suaj për hir të fëmijëve tanë”. /Telegrafi/

Exit mobile version