Site icon Telegrafi

Haradinaj tregon se përse nuk mori pjesë në takimin me Josep Borrell

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vizitën e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë qëndrimi politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është prezantuar nga përfaqësuesi i saj, Besnik Tahiri në takimin me Borrellin.

Postimi i plotë:

Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë.
Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.
Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj.
/Telegrafi/

Exit mobile version