Site icon Telegrafi

Haradinaj tregon pse nuk pranon debat televiziv me Hotin e Kurtin

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk po pranon të ballafaqohet me dy kandidatët e tjerë për këtë post, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin.

“Hoti është improvizim, për kalkulime të brendshme të lidershipit partiak, Mustafa frikësohet të mbes pa kontroll në LDK.  S’mund të dalë me Hotin dhe Albinin se unë nuk jam në fushatë që me ju ndihmu atyre, por jam në fushatë me rrit besimin te qytetari. Albini nuk është kryetar partie, ndoshta don me u kthy prapë”, tha Haradinaj.

Haradinaj që është i ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk mund të dalë me dy kandidatët e tjerë në debat sepse nuk janë kryetar partie.

“Opinioni publik meriton me i pa të gjithë politikanët me përgjegjësitë që kanë parë, jam i nominuar me udhëheqë me Qeverinë nesër”.

“Nuk më kanë nominuar me u ul me një anëtar kryesie, nuk është respekt për publikun më, edhe te Albini që qëllim e ka fatin e Lëvizjes më shumë se sa fatin e këtij vendi. Nuk i shërbej as demokracisë e as publikut nëse ballafaqohem me ta”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Exit mobile version