Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se t’i përkrah prodhuesit vendor.
Haradinaj në shkrim në Facebook ka thënë, se përkrahja do të jetë duke thelluar reformat fiskale, lehtësirat doganore dhe barrierat administrative.
Shkrimi i plotë i Haradinajt
Me tregime suksesi, prodhuesit dhe sipërmarrësit e Suharekës, janë bërë shembull që duhet ndjekur.
Në fabrikën e këpucëve “SOLID”, një kompani e suksesshme që me cilësi të lartë të prodhimeve të saj i ka tejkaluar kufijtë, duke ofruar produkte në tregjet e BE-së dhe kudo në botë.
Impresionues fakti që kompania “SOLID”, ka një qarkullim vjetor prej 3.2 milionë euro dhe 249 punëtorë. Qeveria e vendit është e përkushtuar që t’i përkrahë prodhuesit vendorë duke thelluar reformat fiskale, lehtësirat doganore për teknologji si dhe duke eliminuar barrierat administrative me të cilat ballafaqohen ata. /Telegrafi/