Telegrafi

Haradinaj: Do t’i drejtojmë shtatë komuna

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova sot ka dëshmuar së është një demokraci premtuese, duke u bazuar në rregullsinë e procesit zgjedhor.

“Në këto zgjedhje AAK ka fituar besimin në disa komuna të Kosovës. Nga raundi i parë kemi fituar Deçanin e Junikun. Njëkohësisht, sot është konfirmuar fitorja në Gjakovë, Obiliq, Suharekë, Rahovec dhe Klinë. Urime kolegëve nga AAK dhe të gjithë kryetarët nga të gjitha partitë që kanë marrë besimin. Si kryetar i qeverisë, jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim të mirë”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/