Site icon Telegrafi

Haradinaj thotë se toka e Kosovës është falur në kafene

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të thirret FBI për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Kam kërkuar FBI-në për Murat Mehën. Ai është për hetim”, ka thënë Haradinaj, teksa ka shtuar se nuk do t’i kërkon falje, transmeton koha.net.

Haradinaj ka shtuar se kufiri është falur gjatë qëndrimeve në kafene.

“Kanë kaluar kohë duke u takuar në kafene, kanë qëndruar në kafene dhe aty kanë falur tokën”, ka shtuar Haradinaj, duke propozuar që kjo çështje duhet t’iu kalohet ekspertëve si Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi.

Në “Interaktiv” të KTV-së Haradinaj foli edhe për protestën e nesërme. Ai ka thënë se protesta do të jetë e qetë dhe e pastër, qytetare, e përgjithshme dhe jopartiake.

“Gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Haradinaj. “Qeveria është antikushtetuese me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe faljen e tokës me Demarkacion. Duhet kthyer mandati te qytetarët e kjo Qeveri të bie”.

Exit mobile version