Site icon Telegrafi

Haradinaj thotë se maratona e vërtetë fillon më 11 qershor

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në gjysmë maratonën e Prishtinës.

Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se ka qenë pjesë e maratonës, mirëpo për Haradinajn maratona e vërtet fillon me 11 qershor.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot isha pjesëmarrës i gjysëm maratonës së Prishtinës. Maratona e madhe fillon me 11 qershor.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kjo është maratona që duhet ta kalojmë bashk! RH”, (sic.), ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar me 10 maj, kurse zgjedhjet nacionale do të mbahen me 11 qershor.

Exit mobile version