Site icon Telegrafi

Haradinaj thotë se Kosovën do ta bëjnë BE

Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj ka prezantuar para deputetëve fjalimin e tij. Haradinaj ka thënë se vendi ynë gjendet në gjendje të rëndë ekonomike, në zbehje të besimit të institucioneve.

Ai ka theksuar se sektori i shëndetësisë dhe arsimit nuk janë mirë.

Mirëpo ai nuk ka shpalosur programin e tij qeverisës, të cilin ka thënë se do ta bëjë në një seancë tjetër.

“Programin e qeverisë do ta sjellim në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju, do ti nënshtrohet një inspektimi të shoqërisë civile”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do ta qojnë Kosovën në anëtarësim në NATO duke respektuar kushtetutën dhe miqësinë me aleatët .

“Kosovës i është stërzgjatur rruga për në BE, do ta ndryshojmë këtë. Kosova nuk shkon në BE ajo bëhet BE duke zbatuar MSA-në. Do të dialogojmë me të gjithë. Dialogun me Serbinë e kemi të pa alternativë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version