Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, tha sot në Prizren se Kuvendi dhe qeveria e re do të formohen javën e ardhshme.
Sipas tij, javën që vjen do të intensifikohen punët për krijimin e institucioneve të reja, ndërsa shprehet i habitur me atë që po ndodh në konstituimin e legjislacionit të ri.
Këto komente Haradinaj i bëri në Prizren, ku para strukturave të partisë prezantoi Lulzim Kabashin si kandidat për kryetar qyteti të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 22 tetorit.