Telegrafi

Haradinaj thotë se AAK ka shënuar rritje

I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij ka pasur rritje në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Haradinaj ka thënë se AAK ka fituar rreth 12 për qind të besimit të qytetarëve të vendit.

Por, ai e pranon se koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partitë e tjera kanë pasur pritshmëri më të larta.

Lideri i AAK-së ka thënë se mes partnerëve të koaliconi nuk ka asnjë problem dhe se ata po vazhdjonë të takohen dhe të jenë në kontakt të përditshëm. Ai është shprehur i bindur se do të arrijnë të formojnë qeverinë.

Haradinaj, në emisionin Rubikon të KTV ka sqaruar për marrëdhëniet që kanë lideri i NISMA, Fatmir Limaj dhe të atij të PDK-së Veseli.

Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje në marrëdhëniet në mes të liderëve të PAN-it’.

“Ne takohemi çdo ditë me Limajn dhe Veselin dhe bisedojmë për tema të ndryshme, marrëdhëniet janë shumë korrekte”, ka thënë Haradinaj.