Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka reaguar ashpër Qeverisë lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.
Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se buxhetin e shtetit nuk ua ka lënë baba as kryeministrit Albin Kurti e as ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se nuk duhet detyruar qytetarët me i refuzu edhe taksat edhe shtetin.
“Kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet”, ka përfunduar Haradinaj.