Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është legjitime që secili subjekt politik në Kuvend të Kosovës të paraqes një rezolutë.
Mirëpo, sipas tij vota e deputetëve nganjëherë është më e fuqishme se vet ligji, duke e përmendur kështu votimin për ushtrinë.
“ E kisha lut Parlamentin që ta gjejmë një moment të tillë për një situatë të tillë nacionale, ta gjejmë një formulë nëse ekziston. Ne e dimë se rrugëtimi ynë më tutje po na trumbetohet si kompromis i radhës, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit ne i kemi në kushtetutën tonë, është pakoja e Ahtisarit edhe ato kompromise të atëhershme janë të gjalla, edhe prej neve pritet me i zbatu.
Edhe vet zbatimi i tyre në të ardhmen, edhe vet qëndrimi i tyre ta quajë obligimet e pakos së Ahtisarit janë kompromis për Kosovën, nuk mendoj që ne duhet me harru faktin se në themel të ekzistencën sonë edhe në funksionim të vetvetes ne i obligohemi kompromisit, i cili na ka bërë këta që jem”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.
Ai ka shtuar se nuk e ka menduar veten asnjëherë si koalicion qeverisës, por e ka menduar si pjesë të të gjithëve në Kuvend. Njëjtë ka kërkuar nga të gjithë që të mbërrijnë të veprojnë si të tillë.