Telegrafi

Haradinaj, Thaçit, Veselit, Limajt e Mustafës: Habitem pse kaq shpejt pranoni kushtet e Serbisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se habitet me liderët e vendit se si aq shpejt pranojnë kushtet e Serbisë.

Haradinaj këtë deklaratë e tha pas akademisë përkujtimore për akademikun, Idriz Ajeti.

Ai tha se nëse nuk e di se çka përmban marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk mund të marr veprim për heqjen apo pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe, raporton Telegrafi.

“Nuk e dimë saktë. Përderisa nuk kemi një kontratë të saktë pse me ndërmarr veprime. Unë habitem tek ish kryeministri Musatafa, edhe tek presidenti Thaçi, Veseli, Limaj gjithë të tjerët pse kaq shpejt pranojnë kushtet e Serbisë. Unë e kam thënë po jam për pezullim një javë ditë, por pasi ta shohim marrëveshjen. Ama me pezullu veç për turizëm, me shku mu shëtit darkave e Serbia me vazhdu me shit te ne, e me ato pare me ble armë në Moskë nuk parashihet kështu”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/