Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar personat e zhdukur në ditën ndërkombëtare të tyre.
“Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se është obligim shtetëror që të zbardhet fati i personave të zhdukur.
“Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron”, vijon shkrimi i Haradinajt.
Kujtojmë se, 20 vjet pas luftës, vazhdojnë të jenë të zhdukur mbi 1500 persona, fati i të cilëve nuk është ndriçuar ende./Telegrafi/