I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, sot ka folur para qytetarëve të Rahovecit.
Ai ka diskutuar rreth fenomenit të fundit të partive politike, që në tubimet e tyre po sjellin me autobusë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës për të mbushur sallat.
“Partitë tjera po e shpallin fitoren me radhë. Besoni, këta tu i mbajte me autobusë, psh isha në Gjilan, e pashë Kadri Veselin, prej kahit s’i kish pasë pru njerëzit. Edhe ata tu i pa qashtu shumë në sallë kanë nisë me e bindë edhe veten që kanë fitu, unë po ju them pritni se nuk ka fol akoma populli, populli flet më 6 tetor”, ka thënë Haradinaj.