Site icon Telegrafi

Haradinaj do të shqyrtojë çështjen e punëtorëve të larguar nga KEDS-i

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim përfaqësues të Federatës së pavarur të Elektrokosovës, Hysni Gashi, kryetar i FSPE-së, Fehmi Pajaziti, nënkryetar, Rashit Gashi, sekretar, si dhe dy përfaqësues të punëtorëve të larguar nga puna në KEDS, Ruzhdi Sadiku dhe Remzi Demaj, të cilët e informuan kryeministrin lidhur me vendimin që ka marrë menaxhmenti i KEDS-it për largimin e 100 punëtorëve nga puna, sipas tyre pa bazë ligjore dhe pa ndonjë arsye.

Haradinaj u zotua se do ta shqyrtojë këtë çështje së bashku me menaxhmentin e KEDS-it për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Përfaqësuesit e FSPE-së në emër të të gjithë punëtorëve të larguar, shprehën besimin dhe shpresën e tyre se kryeministri Haradinaj do ta zgjidhë me sukses çështjen e punëtorëve të larguar nga puna në KEDS.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po ashtu ka thënë se do të bëjë të duhurën që të arrihet një marrëveshje ndërmjet punëtorëve të larguar nga puna dhe menaxhmentit të KEDS-it.

 

Exit mobile version