Site icon Telegrafi

Haradinaj: Të shkohet në zgjedhje, mos të torturohet populli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, beson se vetëm zgjedhjet e reja mund ta riparojnë gjendjen aktuale në vend.

Ai ka vlerësuar se gjendja ekzistuese çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike.

Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi serb, është shprehur i bindur se Gjykata e Colmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë.

Ai ka thënë se kërkesa e palës serbe është e padrejtë dhe e motivuar politikisht. “Kjo kërkesë është thjesht përndjekje ndaj meje dhe nuk ka të bëjë asgjë me ligj”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version