Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot të rënët për lirinë e vendit në masakrat e kryera nga ushtria dhe policia serbe në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit.
“Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës, 49 martirët bashkë me 5 dëshmorët e Brestocit.
Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë.
Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, thuhet në mesazhin e Haradinajt. /Telegrafi/