Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se zemra e tyre rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se personat e pagjetur mbesin plagë e hapur e dhembje që vazhdon.
“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se qëndrojmë të palëkundur në kërkesën e tyre për të vërtetën dhe për drejtësi.
“Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar!
Jemi gjithmonë bashkë!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/