Site icon Telegrafi

Haradinaj: Të lirohen aktivistët e arrestuar

Foto: Arkiv

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të kësaj partie, të cilët sot kanë vendosur një arkivol para Qeverisë së Kosovës, duke simbolizuar kështu varrosjen e premtimeve nga Qeveria Kurti.

Haradinaj theksoi se trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.

Lexo po ashtu Aksion simbolik, vendoset një arkivol para Qeverisë, Policia arreston aktivistët e AAK-së

“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Haradinajt. /Telegrafi/

Exit mobile version