Telegrafi

Haradinaj: Të kërkosh të jetosh i lirë në dheun e të parëve nuk është krim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën Ndërkombëtare për të Zhdukurit, ka thënë se motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur nuk janë vetëm numra, por mbesin plagë e hapur për kombin dhe dhembje që vazhdon edhe njëzetenjë vjet pas çlirimit.

“Ata nuk bënë ndonjë faj. Të kërkosh të jetosh i lirë në dheun e të parëve nuk përbën krim, por është një e drejtë e garantuar nga Zoti për secilin. Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që presin të dashurit e tyre. Me ta do të jemi derisa të zbardhet e vërteta dhe vendoset drejtësia”, ka shkruar ai.