Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore, transmeton Telegrafi.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.
Ndryshe, 247-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. /Telegrafi/