Telegrafi

Haradinaj: Beogradi i interesuar për destabilizim, nuk përjashtohet mundësia që të inskenohet ndonjë vdekje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën parlamentare tha se taksa prej 100 për qind e vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të hiqet.

Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që do të inskenohen raste për ta paraqitur Kosovën si një vend që shkel të drejtat humanitare.

“Për sa i përket vendosjes së taksës 100 për qind, iu falënderoj te gjithëve për përkrahje. Kjo taksë nuk hiqet, s’ka forma tjera të largimit. E vetmi problematikë mund të jetë se mund të sjell pengesa humanitare për të cilën jemi duke u përgatitur. Nuk përjashtohet mundësia që do të inskenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë për të akuzuar Kosovën se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së ushqimeve, pas taksës 100 për qind për produktet serbe, por institucionet e Kosovës janë kampion në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare”, tha Haradinaj.

Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 21 nëntor kishte vendosur taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja. Kjo taksë mirëpritur nga prodhuesit vendor, por është kritikuar ashpër nga zyrtarë të BE-së. /Telegrafi/