Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me u.d shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i ka uruar detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në takim kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.
“Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai./Telegrafi/