Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se takimi me presidentin Thaçi është në vazhdën e konsultimeve për agjendë shtetërore.
“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, shkruan Haradinaj.
Ndryshe, një takim mes liderëve të shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është mbajtur edhe mbrëmë. /Telegrafi/