Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.
Haradinaj ka thënë se e drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë dalin fitimtare.
“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare”, ka shkruar Haradinaj.
Ky takim i Haradinajt me Selimin ka ardhur pas lirimit nga burgu ditë më parë të gjeneralit Sylejman Selimi. /Telegrafi/