Telegrafi

Haradinaj takon sot ambasadorin Delawie

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do ta takojë sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Takimi do të mbahet në ora 11:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i vendit ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve, duke thënë se Kosova i ka kufijtë dhe ata kufij duhet të respektohen. /Telegrafi/