Telegrafi

Haradinaj takon shefen e EULEX-it, flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim të rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Siç njofton kryeministri në Facebook,në këtë takim është bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook