Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim të rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Siç njofton kryeministri në Facebook,në këtë takim është bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook