Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj është takuar sot në Uashington me senatorin amerikan Mike Rounds nga i cili kërkoi mbështetjen e tij për Kosovën në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
Haradinaj ka vlerësuar edhe rolin e senatorit Rounds në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe angazhimin në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë.
Gjithashtu, Haradinaj përsëriti përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë SHBA-së si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm.
“Në takimin që zhvilluam sot në Washington, kërkova mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/