Site icon Telegrafi

Haradinaj takon Kai Eide, flasin për situatën në vend e rajon

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm  të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth situatës në vend dhe rajon.

Haradinaj ka falënderuar Eide për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës gjatë rrugës së saj për pavarësi të plotë.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Si mik të vendit tonë e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version