Site icon Telegrafi

Haradinaj takon presidentin e NDI, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI, Kenneth Wollack, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë, i shoqëruar edhe nga drejtori i NDI për Evropën Qendrore, Robert Benjamin dhe drejtori i NDI për Kosovën, Alexander Chavarria.

Kryeministri Haradinaj e informoi presidentin e NDI, Wollack për situatën aktuale në Kosovë si dhe për hapat e mëtejmë që është duke ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Nga ana e tij, presidenti i NDI, Kenneth Wollack, e siguroi kryeministrin Haradinaj se NDI do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, duke i përcjellë në veçanti përshëndetjet e ish-Sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright.

Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Wollack, e mirëpritën idenë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NDI, edhe në të ardhmen.

 

Exit mobile version