Site icon Telegrafi

Haradinaj takon përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt – u premton mbështetje

Kryeministri i vendit,  Ramush Haradinaj, të shtunën është takuar me përfaqësues të bizneseve nga Ferizaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se Ferizaj është qyteti i dytë me radhë për nga numri i bizneseve.

Ai premtoi që Qeveria do t’i mbështesë në përpjekjet për avancim dhe se ata duhet të përfitojnë nga reformat fiskale të ndërmarra nga qeveria.

“Takim i frytshëm me përfaqësuesit e bizneseve nga Ferizaj. Ky qytet, i dyti me radhë për nga numri i bizneseve, ka shënuar sukses të madh në ekonomi, veçmas në disa sektor të prodhimit, si industria e drurit dhe metalit.

Qeveria do t’u qëndroj në krah, në përpjekjet për avancim dhe se reformat fiskale të ndërmarra së fundmi, janë veprim i duhur për zhvillim dhe se secili nga ta duhet të përfitojnë nga to”, deklaroi Haradinaj./Telegrafi/]

Exit mobile version