Telegrafi

Haradinaj takon nënkryetarin e Kamenicës, flasin për menaxhimin e pandemisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar të mërkurën nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupin me të cilin diskutoi për menaxhimin e pandemisë në këtë komunë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka siguruar Jakupin se përkrahja e AAK-së për këtë Kamenicën nuk do të mungojë.

“Biseduam bashkë për sfidat e kësaj komune me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë, që nuk ka qenë aspak e lehtë për këtë komunë. E përgëzova nënkryetarin Jakupi për punën e palodhur të tij për mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës. E inkurajova që të vazhdojnë me punët e mira që po bëjnë dhe e sigurova se përkrahja ime dhe e AAK-së nuk do të mungojë asnjëherë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/