Site icon Telegrafi

Haradinaj takon Labin, thotë se biseduan për tema të mëdha që e preokupojnë vendin

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetin Labinot Tahiri, i cili ditë më parë është dorëhequr nga postet në Aleancën Kosova e Re, të Behgjet Pacollit.

Për takimin ka njoftuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetit të njohur si Labi.

Haradinaj ka thënë se me Labin, ka biseduar për tema të rëndësishme, që i preokupojnë qytetarët e vendit.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë”.

“E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri,  u bë i famshëm falë aktivitetin të tij si këngëtar që merrej kryesisht me muzikë./Telegrafi/

Exit mobile version