Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarët e pesë komunave, që udhëhiqen nga AAK.
Haradinaj ka shkruar se është krenar me udhëheqjen që ata kanë bërë, transmeton Telegrafi.
“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar “Ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë”./Telegrafi/