Site icon Telegrafi

Haradinaj takon komisionerin Hahn, flasin për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, ka zhvilluar një drekë pune me komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune.

Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Në këtë drekë pune ishin edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe komisionerja evropiane për ekonominë digjitale dhe shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vet kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version