Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim pune komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.
Ai, tha se në takim është vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë.
“Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm”,ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet./Telegrafi/