Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Ndihmës Sekretarin amerikan, Alexander Kasanof.
Haradinaj pas takimit me emisarin amerikan në një postim në Facebook shkruan se e vetmja rrugë për të arritur synimet si shtet është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të.
“Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës.
Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria.
E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/