Telegrafi

Haradinaj takon familjarët e dëshmorëve nga Istogu, së shpejti fillon puna për ndërtimin e Kompleksit Memorial të dëshmorëve të kombit në Vrellë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim familjarët e dëshmorëve nga Komuna e Istogut.

Haradinaj ka pohuar që janë dakorduar bashkë, që të fillojnë menjëherë me punën që familjarët e tyre të rënë, të pushojnë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Vrellë.

Ai ka thënë se do të jetë përgjithmonë mirënjohës kontributit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

“Sot prita në takim, familjarët e Dëshmorëve nga komuna e Istogut. U dakorduam bashkë, që të fillojmë menjëherë me punën, që familjarët e tyre të rënë, të pushojnë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Vrellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.